NË I P SH F “DACAJ” NË DACAJ TË ROZHAJËS U...

NË I P SH F “DACAJ” NË DACAJ TË ROZHAJËS U MBAJT MANIFESTIM KULTURO ZBAVITËS PËR NDERË TË 7 MARSIT – DITËS SË MËSUESIT DHE 8 MARSIT- DITËS SË GRUAS

290
0
PODIJELITE

Në këtë ditë të shenuar të arsimit e shkollës shqip, ne të gjithë së bashku i kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun tonë. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tanë të mrekullueshëm,që çdo fjalë e varg ibsaj të mbetet e të ngulitët thellë në mendjet tona! Me aq dashuri e respekt janë sjellur me nxënës duke i mësuar e kritikuar me metodat më dashamirëse. Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëthyes për të ardhmen tonë të ndritur. Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë MËSUES TANË! Dua të ju sjellë në mendje, ju nxënës të dashur, se mësuesit në kohën e komunizmit nuk sjellëshin ndaj fëmijëve (nxënësve) siç ju ka hije mësuesve të reformuar !!!

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mesuesit, në fund të manifestimit kulturo – zbavitës nga ana e mësimdhënësve është formuar Juria e cila ka përzgjedhur tri punime për mësuesit dhe tri punime për nënat. Vzatimet të punuara nga ana e nxënësve janë shpërblyer me mirënjohje. Gjithashtu edhe janë shpërblyer mësimdhënësit dhe punëtorët e dalluar për karierë dhe për punë gjatë këtij viti shkollor 2017 /2018. Nder të shpërblyerit nga ana e drejtuesit të shkollës z.

Haxhi lajçi janë këta punëtorë dhe bashkëpunëtorë : Bali Daci – për karierë, Sabina Shreli – punëtore e vitit, Synavere Daci – për edukimin e një gjeneratës, Azem Lajçi – për përkrahje me dhurata për Vitin e Ri nga viti 2012 deri 2018, dhe Afrim Daci për punën dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor…

 

NEMA KOMENTARA

OSTAVITI ODGOVOR