NË SHKOLLËN FILLORE“ DACAJ“ U SHENUA 22 PRILLI DITA E TOKËS

NË SHKOLLËN FILLORE“ DACAJ“ U SHENUA 22 PRILLI DITA E TOKËS

462
0
PODIJELITE

Sikur në shumë vende të botës edhe në IP SHF „ DACAJ“ u shënua kjo ditë e veçantë e tokës, ku nxënësit e kësaj shkolle në bashkëpunim me mësimdhënësit kanë shpehur mirënjohje për Planetin e tokës.
Pikërisht në këtë datë fëmijet e kësaj shkolle kanë recituar vjersha kushtuar ,ambientit ,natyrës,kujdesti ndaj pastërtisë së tokës , luleve,drunjve,dallëndysheve,mjedisit ku jetojnë,bukurive natyrore të vendit tonë etj.
Pas recitimit të vjershave dhe ligjeratave nga ana e drejtorit dhe mësimdhënësve janë shfaqur dy filma të shkurtër rreth angazhimit e gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojtje të tokës nga vet njeriu.
Projektin për nderë 22 prillit Ditës së tokës,  kanë përgatitur nxënësit e shkollës në bashkëpunim me profesoreshën e gjuhës angleze Ellma Kallaç dhe drejtori i shkollës z. Haxhi Lajçi.

Gjithashtu nxënësit kanë përgatitur apel me shkrim  drejtuar organeve të qeverisjës lokale që sa më parë të ndalojnë  hedhjen e mbeturinave (plehrave) këtu në përiferi të shkollës dhe përgjatë lumenjve .Të ndalohet sa më parë keqshfrytëzimi i pyjeve tona nga ana e koceionarëve.
Nëpër secilin fshat të sigurohen koshe për hedhjen e mbeturinave,siç ka vepruar shkolla nga viti i kaluar që ka siguruar kosh të veçantë për hedhjen e mbeturinave.

RT

NEMA KOMENTARA

OSTAVITI ODGOVOR